Vitamin C Chewable Tablets 500mg

4.50

Vitamina C kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionin normal të enëve të gjakut, formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të eshtrave dhe lëkurës. Gjithashtu kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve.

Description

PËRSHKRIMI
Është një vitaminë antioksiduese, e cila i duhet organizmit për të mbajtur kocka, lëkurë dhe muskuj të shëndetshëm. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve. Mungesa e vitaminës C është shkaku i skorbutit, që manifestohet me fryrje të mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje, lëvizje të dhëmbëve dhe shërim të dobët të plagëve. Skorbuti është konstatuar fillimisht tek detarët që bënin udhëtime të gjata dhe në dietat e tyre mungonin frutat dhe perimet e freskëta, pasi ata përdornin ushqime të konservuara. Vitamina C bën mirë për zemrën. Sipas një numëri studimesh, përdorimi me shumicë i vitaminës C ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Nga një studim i kohëve të fundit rezulton se 500 mg në ditë vitaminë C mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Vitamina C mbron sytë. 500 mg vitaminë C mbron nga rreziku i kataraktit, ndërsa sipas një studimi amerikan, një koktej vitaminash (përfshirë edhe vitaminën C), mineralesh dhe luteine e ul me 25% rrezikun e degjenerimit të retinës shkaktuar nga mosha. Disa persona duhet të konsumojnë më shumë vitaminë C. Nën efektin e oksigjenit, që favorizon prodhimin e radikaleve të lira, sporti intensiv “e ndryshk” organizmin, kështu që duhet konsumuar vitamina C. Stresi dhe duhani gjithashtu rrisin nevojat e përdorimit të saj, pasi ajo është një antioksidant kundër metaleve të rënda të duhanit. Edhe gratë shtatzëna duhet ta përdorin, edhe pse për beben që do të lindë më të nevojshëm janë vitamina B9, jodi, zinku dhe omega-3. Ndërsa të moshuarit kanë pak vitaminë C, por kanë shpesh shumë hekur. Vitamina C është e këshillueshme të përdoret në një vakt pa mish, në mëngjes apo në ngrëniet e lehta, pasi vitamina C rrit absorbimin e hekurit. Gatimi bën të humbasë një pjesë e vitaminës C. Gatimi me avull shkatërron vetëm 30% të saj.

PËRBËRËSIT
Çdo tabletë përmbanë (% VRU*):
Vitamin C 500mg (625% VRU).
VRU* -vlera referente ushqyese

Përbërësit tjerë: sheqer diabetik: sorbitol, askorbat natriumi, acid askorbik, shije portokalli, agjentë anti-ngurtësues: acid stearik, kripëra magnezi të acidit yndyror; sheqer diabetik: sukrolozë.

PËRDORIMI
1 tabletë në ditë për të rriturit. Të merret me ushqim.

KUJDES
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos përdorni shtesën ushqimore si zëvendësim për dietën e shëndetshme dhe të balancuar!

RUAJTJA
Të ruhet larg nga fëmijët!
Të ruhet në temperaturë të dhomës!

PAKETIMI
60 tableta përtypëse

Additional information

Brendi

Herb's

Forma Farmaceutike

Tableta përtypëse

Qëllimi

Sistemi imunitar

Vitamina & Suplemente

Vitamina & Minerale

Sasia

60

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vitamin C Chewable Tablets 500mg”

Your email address will not be published. Required fields are marked *