Vitamin C 500mg Tablets

2.20

Vitamina C kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionin normal të enëve të gjakut, formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të eshtrave dhe lëkurës. Gjithashtu kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve.

Description

PËRSHKRIMI
Vitamina C kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionin normal të enëve të gjakut, formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të eshtrave dhe lëkurës. Gjithashtu kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve.
Këta tableta përmbajnë bioflavonoide për të rritur fuqinë antioksiduese, duke e bërë këtë një dyshe dinamike për të ndihmuar në mbështetjen e sistemit tuaj imunitar.

Është një vitaminë antioksiduese, e cila i duhet organizmit për të mbajtur kocka, lëkurë dhe muskuj të shëndetshëm. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve. Mungesa e vitaminës C është shkaku i skorbutit, që manifestohet me fryrje të mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje, lëvizje të dhëmbëve dhe shërim të dobët të plagëve. Skorbuti është konstatuar fillimisht tek detarët që bënin udhëtime të gjata dhe në dietat e tyre mungonin frutat dhe perimet e freskëta, pasi ata përdornin ushqime të konservuara. Vitamina C bën mirë për zemrën. Sipas një numër studimesh, përdorimi me shumicë i vitaminës C ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Nga një studim i kohëve të fundit rezulton se 500 mg në ditë vitaminë C mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Vitamina C mbron sytë. 500 mg vitaminë C mbron nga rreziku i kataraktit, ndërsa sipas një studimi amerikan, një koktej vitaminash (përfshirë edhe vitaminën C), mineralesh dhe luteine e ul me 25% rrezikun e degjenerimit të retinës shkaktuar nga mosha. Disa persona duhet të konsumojnë më shumë vitaminë C. Nën efektin e oksigjenit, që favorizon prodhimin e radikaleve të lira, sporti intensiv “e ndryshk” organizmin, kështu që duhet konsumuar vitamina C. Stresi dhe duhani gjithashtu rrisin nevojat e përdorimit të saj, pasi ajo është një antioksidant kundër metaleve të rënda të duhanit. Edhe gratë shtatzëna duhet ta përdorin, edhe pse për beben që do të lindë më të nevojshëm janë vitamina B9, jodi, zinku dhe omega-3. Ndërsa të moshuarit kanë pak vitaminë C, por kanë shpesh shumë hekur. Vitamina C është e këshillueshme të përdoret në një vakt pa mish, në mëngjes apo në ngrëniet e lehta, pasi vitamina C rrit absorbimin e hekurit. Gatimi bën të humbasë një pjesë e vitaminës C. Gatimi me avull shkatërron vetëm 30% të saj.

PËRBËRËSIT
Një tabletë përmban vitaminë C ( si acid askorbik) 500 mg ( % Vlera Ditore – 556%) dhe ekstrakt hibiskusi 50 mg.
Përbërësit e tjerë: celulozë mikrokristaline (fibra bimore), acid stearik, natrium kroskarmelozë, stearat magnezi, maltodekstrinë, celulozë hidroksipropil, lustër farmaceutike, silicë, silikat magnezi.

PËRDORIMI
Si një shtesë dietike, merrni një kapsulë një deri në dy herë në ditë me ushqim dhe ujë.

KUJDES
Vetëm për të rriturit. Konsultohuni me profesionist të kujdesit shëndetësor para se të përdorni këtë ose ndonjë produkt nëse jeni shtatzënë ose ushqeheni me gji, nëse merrni ilaçe, ose nëse keni një gjendje tjetër shëndetësore.
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos përdorni shtesën ushqimore si zëvendësim për dietën e shëndetshme dhe të balancuar.
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit në paketim përpara përdorimit.

RUAJTJA
Të ruhet larg nga fëmijët!
Mos e përdorni nëse paketimi është thyer.
Të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.

PAKETIMI
30 tableta

Ky informacion nuk ka për qëllim të jetë një zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale, diagnozës ose trajtimit. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose profesionistëve të tjerë të kualifikuar shëndetësorë në lidhje me çdo gjendje mjekësore.

Additional information

Sasia

30

Forma Farmaceutike

Tablet

Qëllimi

Sistemi imunitar

Brendi

Swanson

Vitamina & Suplemente

Vitamina & Minerale

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vitamin C 500mg Tablets”

Your email address will not be published. Required fields are marked *