Resveratrol 100mg

14.90

Resveratroli është antioksidues me cilësi të lartë nga barishtja kineze Polygonum cuspidatum. Mbështet jetëgjatësinë qelizore dhe shëndetin e zemrës. Jep një përqendrim të lartë të resveratrolit – deri në 1,250 herë më shumë se një gotë mesatare e verës së kuqe.

Description

PËRSHKRIMI
Resveratroli është molekulë e vogël që klasifikohet si stilbene. Është një polifenol natyral që zakonisht gjendet në kikirikë dhe verë të kuqe, si dhe në disa bimë, përfshirë barishtet Polygonum cuspidatum. Resveratroli jonë rrjedh nga barishtja kineze Polygonum cuspidatum. Polifenolët si resveratroli kanë veti të fuqishme antioksiduese që ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lira dëmtues të qelizave në trup që kontribuojnë në stresin oksidativ e që mund të shkaktojë plakjen e parakohshme të qelizave. Resveratroli gjithashtu mbështet shëndetin kardiovaskular.

PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban 100mg Resveratrol ( Polygonum capsidatum root extract).
Përbërësit tjerë: miell orizi, xhelatinë, palmitat kalciumi, silicë.

PËRDORIMI
Si një shtesë dietike, merrni një kapsulë në ditë me ujë, ose sipas rekomandimit të mjekut.

KUJDES
Vetëm për të rriturit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Konsultohuni me një mjek të licencuar të kujdesit shëndetësor para se të përdorni këtë produkt, veçanërisht nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse apo merrni ndonjë ilaç ose planifikoni ndonjë procedurë mjekësore.
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit në paketim përpara përdorimit.

RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm për fëmijët!
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.
Ruhet në paketim origjinal, në vend të errët, të thatë dhe të freskët.

PAKETIMI
30 kapsula

Ky informacion nuk ka për qëllim të jetë një zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale, diagnozës ose trajtimit. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose profesionistëve të tjerë të kualifikuar shëndetësorë në lidhje me çdo gjendje mjekësore.

Additional information

Sasia

30

Froma Farmaceutike

Kapsulë

Qëllimi

Zemra dhe kolesteroli

Brendi

Swanson

Vitamina & Suplemente

Antioksidantë

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Resveratrol 100mg”

Your email address will not be published. Required fields are marked *