Description
PËRSHKRIMI
Yndyrë me bisabolol për trajtim dhe mbrojtje të lëkurës së foshnjave (si dhe fëmijëve) për të parandaluar kontaktet me irrituesit e urinës, fecesit dhe djersës. Të gjithë përbërësit rekomandohen të përdoren sa më shumë për trajtim dhe mbrojtje të lëkurës së foshnjës dhe të fëmijëve si protektantë (vazelinë) substanca me efekt adstringjent dhe absorbent (zink oksid dhe talk), okluziv dhe lyrës (vazelinë, lanolinë, parafinë të lëngët) të cilat me hidrofobinitetin e vet e parandalojnë kontaktin e afërt të përbërësve të urinës, djersitjes dhe fecesit me lëkurën e butë dhe të ndjeshme të foshnjës. Përveç kësaj materiet e yndyrshme në formulimin e preparateve, me efekt të vet okluziv e mundësojnë ruajtjen dhe/ose riparimin e barrierës së lëkurës dobët të zhvilluar (te foshnjat në fazën e formimit). Në këtë mënyrë këta okluziv e zvogëlojnë TEWL (humbjen transepidermale të ujit) nga lëkura, domethënë e ngadalësojnë tharjen e saj dhe me këtë e njomin lëkurën përbrenda në mënyrë të tërthortë. Komponenta aktive e BISABOLOLIT ka efekt kundër pezmetimit, qetësues dhe të butë antiseptikë ndaj lëkurës së ndjeshme të foshnjave (por edhe të fëmijëve).
PËRBËRËSIT
Petrolatum, lanolinë, parafinë e lëngshme, ujë i bajameve të hidhura, zink oksid, talk, bisabolol, acid citrik.
PËRDORIMI
Një shtresë e hollë e yndyrës vihet në lëkurë, fërkohet ngadalë, disa herë në ditë.
KUJDES
Yndyra nuk aplikohet në plagë dhe në lëndime të hapura.
Nuk përdoret te personat tepër të ndjeshëm ndaj komponentëve të cilat janë në përbërje të kësaj yndyre.
RUAJTJA
Të ruhet në enë të mbyllur, në vend të freskët (deri 250C) sa më larg fëmijëve.
PAKETIMI
100 ml
Reviews
There are no reviews yet.