Omega 3 Fish Oil

7.80

Acidet yndyrore Omega-3 konsiderohen lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin. Janë jetike për një numër funksionesh të rëndësishme të trupit, duke përfshirë koagulimin e gjakut, aktivitetin e muskujve, tretjen, fertilitetin, si dhe ndarjen dhe rritjen e qelizave. 

Description

PËRFITIMET
Acidet yndyrore Omega-3 konsiderohen lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin. Janë jetike për një numër funksionesh të rëndësishme të trupit, duke përfshirë koagulimin e gjakut, aktivitetin e muskujve, tretjen, fertilitetin, si dhe ndarjen dhe rritjen e qelizave. Për shkak të rolit të tyre themelor në funksionimin e mirë të trupit të njeriut, omega-3 besohet të ketë një shumëllojshmëri të përfitimeve shëndetësore, veçanërisht në lidhje me sëmundjet e zemrës, hipertensionin dhe kolesterolin e lartë në gjak. Megjithatë, trupi nuk mund të prodhojë vetë acide yndyrore omega-3 prandaj, ato duhet të merren nga burimet ushqimore ose në formë të suplementeve. Burimet kryesore të acideve yndyrore omega-3 janë peshqit. Dy lloje të acideve yndyrore omega-3 gjenden në peshk : acidi eikosapentanoik (EPA) dhe acidi dokosaheksanoik (DHA). Për më tepër, disa bimë gjithashtu përmbajnë acide yndyrore omega-3 në formën e acidit alfa-linolenik (ALA). EPA dhe DHA janë hulumtuar gjerësisht për rolin e tyre në uljen e niveleve të triglicerideve dhe shtypjes së lartë të gjakut, përmirësimin e disponimit dhe shëndetit mendor, si dhe ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe inflamacionit.

PËRBËRËSIT
Vaj peshku, mbështjellësi i kapsulës: xhelatinë, mbështetës i lagështisë: glicerinë, ujë, tokoferole të përziera.

Përmbajtja për 1 kapsulë:
Vaj peshku 1000mg ( përfshirë, Omega 3 350 mg)
EPA 180mg
DHA 120 mg
Vitaminë E 1 mg (8.3% VRU**) .

* Sasia e Omega-3 jo më pak se 30% (18% acid eikosapentanoik (EPA) dhe 12% acid dokosoheksanoik (DHA))
** Vlera referente ushqyese

PËRDORIMI
Të rriturit 1-2 kapsula në ditë, gratë gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e të ushqyerit me gji 1-2 kapsula në ditë.

KUJDES
Të ruhet larg nga fëmijët!
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos përdorni shtesën ushqimore si zëvendësim për dietën e shëndetshme dhe të balancuar!

RUAJTJA
Tё ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!

PAKETIMI
60 kapsula

Additional information

Sasia

60

Forma Farmaceutike

Kapsulë

Qëllimi

Zemra dhe kolesteroli

Brendi

Herb's

Vitamina & Suplemente

Vaj Peshku

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Omega 3 Fish Oil”

Your email address will not be published. Required fields are marked *