Description
PËRSHKRIMI
Losion me faktor mbrojtës 50 + përdoret për të mbrojtur lëkurën e ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve nga efektet e dëmshme të diellit. Formuluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme, është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurë intolerante ndaj diellit dhe lëkurë atopike. Përveç një përzierje të fuqishme të filtrave kundër diellit që mbrojnë nga rrezet UVB dhe UVA, ky losion mbrojtës është i pasuruar me Avocado Perseose®. Një përbërës natyral i patentuar, Avocado Perseose®, ka aftësinë për të forcuar barrierën e lëkurës dhe për të ruajtur pasurinë qelizore të lëkurës e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UVB dhe UVA. Përveç mbrojtjes nga dielli ka edhe veti hidratuese duke e mbajtur lëkurën të hidratuar ndërsa mbron nga efektet e dëmshme të rrezatimit diellor.
Përbërësit kryesorë:
Avocado Perseose®, një përbërës natyral i patentuar, që ka aftësinë të forcojë barrierën e lëkurës dhe të ruajë pasurinë qelizore të lëkurës duke ndihmuar në mbrojtjen nga rrezet UV;
Glicerina tërheq ujin dhe e lidh atë me lëkurën, duke e mbajtur atë të hidratuar dhe gjithashtu të mbrojtur nga burimet e acarimit mjedisor;
Përzierje e fuqishme e filtrave ndaj diellit që sigurojnë mbrojtje të lartë si nga rrezet UVB ashtu edhe nga rrezet UVA;
Tokoferoli, i njohur gjithashtu si vitamina E, jep veti antioksiduese. Mbron nga radikalet e lira dhe gjithashtu rrit fotoprotektimin e kremit kundër diellit.
PËRDORIMI
Vendosni Mustela Sun Very High Protection Lotion SPF50 + në fytyrë në mënyrë të barabartë dhe në sasi të mjaftueshme 30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikojeni shpesh, veçanërisht pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir, në mënyrë që të ruani nivele të larta mbrojtjeje. Shmangni ekspozimin në diell në mesditë ose për shumë orë. Mos i ekspozoni bebet dhe fëmijët direkt në diell.
PAKETIMI
100 ml
Reviews
There are no reviews yet.