Description
PËRSHKRIMI
Liverel është i vetmi suplement që kombinon ekstraktin e Artiçokës me N-acetilcisteinën, Kolinën dhe L-Glutationin, me vitamina të tjera dhe mikronutrientë.
Liverel është kombinim i balancuar multivitaminash, mineralesh dhe ekstraktesh bimore, me ekstraktin e Artiçokës që ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të mëlçisë. Organet në trupin e njeriut siç është mëlçia funksionojnë në mënyrë optimale vetëm kur përmbushen kërkesat e tyre për nutrientë. Përdorimi i shtesave të nutrientëve, siç është Liverel, është i rëndësisë së veçantë sidomos për individët që nuk i plotësojnë këto kërkesa për nutrientë.
Mëlçia ka shumë funksione ku përfshihen largimi i mbetjeve të dëmshme, ruajtja e nutrientëve për çlirimin e tyre atëherë kur trupi e ka të nevojshme dhe për të ruajtur vitalitetin dhe mirëqenien e trupit.
Mbrotja e qelizave
Liverel përmban vitamin C, zink dhe selenium që kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, së bashku me vitaminën D që kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Çlirimi optimal i energjisë
Mëlçia shërben si depo për nutrientët dhe si rregullatore e çlirimit të energjisë për organizmin. Liverel ofron tiaminë (vitaminë B1) dhe folate që kontribuojnë në furnizim me energji të nevojshme për metabolizëm.
Vitamina D3
Roli i Vitaminës D në shumë funksione të shëndetit, ku përfshihet edhe funksionimi i rregullt i sistemit imunitar. Liverel ofron vitaminë D3 me dozë optimale prej 20mcg (800 IU). Vitamina D3 (kolekalciferol) është forma e preferuar e vitaminës D sepse është forma specifike që përdor trupi i njeriut dhe rrjedhimisht është me efektive se format e tjera siç është vitamina D2 e përdorur në shumë suplemente të tjera.
Bazuar në studimet më të fundit
Liverel është krijuar me ndihmën e disa prej shkencëtareve dhe nutricionistëve më të mirë në fushën e kërkimeve mbi rolin e nutrientëve në shëndetin e mëlçisë.
PËRBËRËSIT
Agjentët ndërtues: celuloza mikrokristaline, amidoni i pregjelatinizuar, fosfati i kalciumit dibasik & amidoni i patates, Kolinë bitartarati, vitamina C (acid askorbik [transportuesi: hidroksipropilmetilceluloza]), mbështjellës i tabletave: (hidroksipropilmetilcelulozuloza, propilen glikoli, etilceluloaza, ngjyrues të burimit natyror, [titaniumi dikosidi & oksidet e hekurit]), çamçakëz i ndërlidhur celuloze, N-Acetil Cisteina, vitamina E (DL-alfa tokoferil acetat), Inositoli, L-Karnitinë Tartrati, L-Lisina monohidroklorid, polivinilpolipirrolidoni, agjent kundër ngurtësimit: magnezium stearati, talku i purifikuar & silikon dioksidi, sulfat zinku, etilceluloza, acidi pantotenik (si kripë kalciumi), L-Glutationi, polivinilpirrolidoni, niacina (si nikotinamid), tiamina (vitaminë B1 si mononitrat), hekur fumarati, sulfat mangani, vitamina B6 (pirodoksinë) transportues: amidoni i patates, uji, antioksidant: DL-alfa tokoferoli), vitamina B12 (cianocobalaminë), [transportuesi: fosfat dikalciumi]), riboflavina, koenzima Q10, ekstrakt Artiçoke, sulfat bakri, ekstrakt i konc. i Grejpfrutit, vitamina D3 (kolekalciferol [transportuesit: trigliceridet me zinxhir të mesëm, silicë koloidale, talku, maltodekstrina, BHA & etilceluloza]), acidi folik (si acid pteroilmonoglutamik), acidi tartarik, selenat natriumi.
Përbërësit për 2 tableta: 100 mg L-Karnitinë Tartarat, 220 mg Kolinë bitartarat, 100 mg Inositol, 100 mg N-Acetil Cisteinë, 100 mg ekstrakt Artiçoke, 100 mg ekstrakt Grejfruti, 50 mg L-Lizinë, 30 mg L-Glutationë, 5 mg koenzimë Q10, 2 mg betakaroten, 20 µg vitaminë D (si D3 800 IU), 30 mg a-TE vitaminë E, 150 mg vitaminë C, 10 mg tiaminë (vitaminë B1), 6 mg riboflavinë (vitaminë B2), 8 mg vitaminë B6, 400 µg acid folik, 30 µg vitaminë B12, 20 mg acid pantotenik, 6 mg hekur, 15 mg zink, 1000 µg bakër, 4 mg mangan dhe 150 µg selen.
PËRDORIMI
Dy tableta në ditë me vaktin kryesor.
Sygjerohet të merret me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkalo dozën e rekomanduar. Përdorimi mund të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme. Liverel® duhet të merret vetëm në stomak të plotë.
I përshtatshëm për vegjetarianët.
Nuk përmban ngjyra artificiale, konservans apo maja.
Liverel nuk testohet në kafshë.
KUJDES
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit përpara përdorimit. Ashtu si me shtesat e tjera ushqimore, kërkoni këshilla profesionale përpara se të përdorni nëse jeni shtatzënë, ushqeni fëmijën me gji ose vuani nga alergji ushqimore dhe këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse keni një gjendje themelore mjekësore, ose nëse jeni duke marrë ilaçe. Shtesat e vitaminave nuk kanë për qëllim të trajtojnë ose parandalojnë ndonjë sëmundje. Shtesat ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe të larmishme dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Liverel është formuluar që të jetë i përshtatshëm për njerëzit që dëshirojnë të mbështesin shëndetin e mëlçisë së tyre. Nuk është një trajtim për mëlçinë. Liverel duhet të përdoret vetëm nën drejtimin e farmacistit ose profesionistit tuaj të kujdesit shëndetësor. Për të mbrojtur aminoacidet dhe ekstrakte natyrore që përmbahen në Liverel®, çdo tabletë vuloset individualisht me një flluskë mbrojtëse speciale. Nuk është i përshtatshëm për fëmijë. Ky produkt përmban hekur, i cili nëse merret me tepri, mund të jetë i dëmshëm për fëmijët shumë të vegjël. E bërë në atë mënyrë që mund të përmbajë arrore.
RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë nën 25° C në një vend të thatë, larg arritjes së fëmijëve.
PAKETIMI
60 tableta
Ky informacion nuk ka për qëllim të jetë një zëvendësim i këshillave mjekësore, diagnozave ose trajtimeve profesionale. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose profesionistëve të tjerë të kualifikuar shëndetësorë në lidhje me çdo gjendje mjekësore.
Reviews
There are no reviews yet.