Hepanex

10.70

Clear

Hepanex është një kombinim i bimëve natyrore që janë destinuar për t’u përdorur gjatë periudhave të ngarkesës së mëlçisë. Hepanex ndihmon në riparimin e qelizave të mëlçisë të dëmtuara nga substanca të ndryshme toksike, forcon membranat e qelizave të mëlçisë dhe rrit sintezën e proteinave hepatocitare, duke nxitur kështu rigjenerimin e qelizave të mëlçisë. Përveç kësaj, ky produkt promovon rrjedhjen e tëmthit dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.

Description

PËRSHKRIMI
Artiçoka ndihmon për të ruajtur procesin e pastrimit të trupit dhe shëndetin e mëlçisë, kolina siguron metabolizmin normal të lipideve dhe homocisteinës dhe ndihmon në mirëmbajtjen e funksionimit normal të mëlçisë, luleradhiqja ndihmon në mirëmbajtjen e funksioneve të stomakut dhe mëlçisë, gjembi i qumështit ndihmon në mbrojtjen e mëlçisë dhe e mban mëlçinë të shëndetshme.

Kur duhet të përdorët:
– Steatoza hepatike,
– Për përdorim profilaktik në rastet e rritjes së fluksit të substancave ngarkuese të funksionit të mëlçisë,
– Dëmtimi i mëlçisë me çrregullime funksionale të shkaktuara nga helmimi.

PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban: 200 mg ekstrakt i thatë i gjethes së angjinares (artichoka), 140 mg ekstrakt i farës së gjembit të qumështit (milk thistle), 100 mg kolinë bitartarat, 30 mg ekstrakt i thatë i rrënjës së luleradhiqes (dandelion) dhe 20 mg L-Metioninë.
Përbërësit tjerë: inulin (fibra), xhelatinë (guaska e kapsulës), kripëra të magnezit të acideve yndyrore (agjent anti-ngurtësues), oksid hekuri dhe titanium dioksid (ngjyruesit e guaskës së kapsulës).

PËRDORIMI
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë. Doza mund të rritet vetëm pas rekomandimit të mjekut ose farmacistit.

KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Nëse keni ndjeshmëri të lartë (alergji) ndaj disa prej përbërësve të produktit.
Nëse jeni shtatzënë, apo jeni në gji dhënie, po merrni ndonjë ilaç ose planifikoni ndonjë procedurë mjekësore, ju lutemi këshillohuni me mjekun tuaj të kujdesit shëndetësor para se të merrni ndonjë shtesë dietike.
Mos përdorni suplementin e ushqimit si zëvendësim për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar!

RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm nga fëmijët!
Ruhet në paketim origjinal duke shmangur rrezet direkte të diellit.

PAKETIMI
30 kapsula

Additional information

Sasia

30

Forma Farmaceutike

Kapsulë

Qëllimi

Shëndeti tretës

Brendi

Sole Pharma

Vitamina & Suplemente

Mëlçia & Detoks

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Hepanex”

Your email address will not be published. Required fields are marked *