Description
PËRSHKRIMI
Eucerin krem për mbrojtje të fytyrës nga dielli SPF 50+ e qetëson dhe mbron lëkurën e ndjeshme dhe të thatë nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi në diell.
Përfitimet:
• Mbrojtje shumë e lartë SPF 50+ + UVA;
• Mbrojtje për lëkurën e ndjeshme;
• Teknologji spektrale e avancuar;
• E qetëson dhe mbron lëkurën e ndjeshme dhe të thatë nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi në diell;
• Pa parfum dhe rezistent ndaj ujit.
Studimet klinike dhe dermatologjike e kanë dëshmuar tolerancën shumë të mirë te lëkura e ndjeshme, madje edhe te dermatiti atopik.
Inovacioni:
TEKNOLOGJIA SPEKTRALE E AVANCUAR i kombinon filtrat UVA/B për mbrojtje shumë të lartë UV dhe Likokalkonin A i cili i neutralizon radikalet e lira. Acidi gliceritinik i mbështet mekanizmat ekzistues të rigjenerimit të ADN-së në lëkurë.
PËRDORIMI
Kremi të vendoset në sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell. Të vendoset përsëri rregullisht, posaçërisht pas notit, djersitjes dhe shpëlarjes. Zvogëlimi i sasisë së produktit dukshëm e zvogëlon nivelin e mbrojtjes. Të shmanget ekspozimi i madh në diell edhe gjatë përdorimit të produktit për mbrojtje nga dielli. Ekspozimi shumë i madh në diell përbën rrezik shëndetësor. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos ekspozohen direkt në diell. Të shmanget kontakti me sytë. Pas aplikimit duhet të pritet që lëkura ta përthithë plotësisht kremin para veshjes dhe të shmanget kontakti direkt me rrobat dhe sipërfaqet e forta ashtu që të parandalohet shfaqja e njollave.
PAKETIMI
50 ml
Reviews
There are no reviews yet.