Eucerin Sun Gel-Creme Oil Control Spf 30+

16.00

Xhel-krem për mbrojtje të fytyrës nga dielli për lëkurë të yndyrshme SPF 30+ është formulim shumë i butë i cili përthithet lehtë nga lëkura dhe ofron efekt mat afatgjatë.

Description

PËRSHKRIMI
Përfitimet:
• Mbrojtje për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë ndaj akneve si dhe te dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi diellor;
• Formulim jashtëzakonisht i lehtë, i payndyrshëm dhe i pa ngjitshëm;
• Nuk është komedogjen dhe është bazë e shkëlqyeshme për makijazh;
• Përthithet shpejtë;
• Pa parfum.

Inovacioni Eucerin te mbrojtja nga dielli:
Rrezet UV janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të lëkurës i nxitur nga rrezatimi në diell. Përveç rrezeve UV, edhe drita e dukshme me energji të lartë çon në zhvillim të radikaleve të lira dhe ndikim shtesë të dëmshëm në lëkurë. Eucerin me TEKNOLOGJI SPEKTRALE TË AVANCUAR i kombinon filtrat UVA/B për mbrojtje shumë të lartë UV dhe Likokalkonin A i cili i neutralizon radikalet e lira të induktuara nga rrezet UV dhe ato të dukshme me energji të lartë.
Teknologjia e veçantë, e dedikuar për lëkurën e yndyrshme, krahas shtimit të L-karnitinës dhe mikrogrimcave absorbuese, ofron ndjenjë të menjëhershme të thatë në lëkurë dhe në mënyrë afatgjatë liron nga shkëlqimi i padëshirueshëm. Acidi gliciretinik i mbështetë mekanizmat ekzistues të ripërtëritjes së ADN-së në lëkurë.

PËRDORIMI
Të tundet mirë para përdorimit. Kremi të vendoset në sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell. Të vendoset përsëri rregullisht, posaçërisht pas notit, djersitjes dhe shpëlarjes. Zvogëlimi i sasisë së produktit dukshëm e zvogëlon nivelin e mbrojtjes. Të shmanget ekspozimi i madh në diell edhe gjatë përdorimit të produktit për mbrojtje nga dielli. Ekspozimi shumë i madh në diell përbën rrezik shëndetësor. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos ekspozohen direkt në diell.
Pas aplikimit duhet të pritet që lëkura ta përthithë plotësisht kremin para veshjes dhe të shmanget kontakti direkt me rrobat dhe sipërfaqet e forta ashtu që të parandalohet shfaqja e njollave.

KUJDES
Të shmanget kontakti me sytë.

PAKETIMI
50 ml

Additional information

Sasia

50ml

Forma Farmaceutike

Krem-Xhel

Faktori mbrojtës

30, 50

Mosha

Të rritur

Qëllimi

Mbrojtje nga dielli

Brendi

Eucerin

Kujdesi Personal

Kujdesi ndaj diellit

Lloji i lëkurës

Të yndyrshme

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Eucerin Sun Gel-Creme Oil Control Spf 30+”

Your email address will not be published. Required fields are marked *