Description
PËRSHKRIMI
Mbrojtje për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë ndaj akneve si dhe te dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi diellor.
Formulim jashtëzakonisht i lehtë, i payndyrshëm dhe i pa ngjitshëm.
Nuk është komedogjen dhe është bazë e shkëlqyeshme për makijazh.
Përthithet shpejtë.
Pa parfum.
Inovacioni Eucerin te mbrojtja nga dielli:
Rrezet UV janë shkaktarët kryesor të dëmtimi i lëkurës i nxitur nga rrezatimi në diell. Përveç rrezeve UV, edhe drita e dukshme me energji të lartë çon në zhvillim të radikaleve të lira dhe ndikim shtesë të dëmshëm në lëkurë. Eucerin me TEKNOLOGJI SPEKTRALE TË AVANCUAR i kombinon filtrat UVA/B për mbrojtje shumë të lartë UV dhe Likokalkonin A i cili i neutralizon radikalet e lira të induktuara nga rrezet UV dhe ato të dukshme me energji të lartë.
Teknologjia e veçantë, e dedikuar për lëkurën e yndyrshme, krahas shtimit të L-karnitinës dhe mikrogrimcave absorbuese, ofron ndjenjë të menjëhershme të thatë në lëkurë dhe në mënyrë afatgjatë liron nga shkëlqimi i padëshirueshëm. Acidi gliciretinik i mbështetë mekanizmat ekzistues të ripërtëritjes së ADN-së në lëkurë.
Me studime klinike dhe dermatologjike është dëshmuar toleranca shumë e mirë te lëkura e ndjeshme dhe te lëkura me tendencë ndaj akneve.
PËRDORIMI
Të tundet mirë para përdorimit. Kremi të vendoset në sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell. Të vendoset përsëri rregullisht, posaçërisht pas notit, djersitjes dhe shpëlarjes. Zvogëlimi i sasisë së produktit dukshëm e zvogëlon nivelin e mbrojtjes. Të shmanget ekspozimi i madh në diell edhe gjatë përdorimit të produktit për mbrojtje nga dielli. Ekspozimi shumë i madh në diell përbën rrezik shëndetësor. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos ekspozohen direkt në diell.
Pas aplikimit duhet të pritet që lëkura ta përthithë plotësisht kremin para veshjes dhe të shmanget kontakti direkt me rrobat dhe sipërfaqet e forta ashtu që të parandalohet shfaqja e njollave.
KUJDES
Të shmanget kontakti me sytë.
PAKETIMI
50 ml
Reviews
There are no reviews yet.