Description
PËRSHKRIMI
Përfitimet:
E mbron lëkurën e ndjeshme të fëmijëve nga djegiet e diellit dhe dëmtimet afatgjata të shkaktuara nga rrezet UV;
E mbron dhe qetëson lëkurën e ndjeshme;
Filtra 100% mineral;
Pa parfum, jashtëzakonisht rezistent ndaj ujit;
Pa parfum dhe paraben;
Tolerancë e mirë e dëshmuar klinikisht te lëkura e ndjeshme e fëmijëve.
Inovacion në mbrojtjen nga dielli:
Sistemi mineral fotostabil me spektër të gjerë (në përputhje me rregullativën e BE) bazohet në Mikropigmentet që i reflektojnë rrezet UV direkt nga sipërfaqja e lëkurës. Përmban edhe acid gliceritinik i cili i mbështet mekanizmat ekzistues të ripërtëritjes së ADN-së.
Me studimet klinike dhe dermatologjike është dëshmuar toleranca e mirë te lëkura e ndjeshme e fëmijëve.
PËRDORIMI
Kremi të vendoset në sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell. Të vendoset përsëri rregullisht, posaçërisht pas notit, djersitjes dhe shpëlarjes. Zvogëlimi i sasisë së produktit dukshëm e zvogëlon nivelin e mbrojtjes. Të shmanget ekspozimi i madh në diell edhe gjatë përdorimit të produktit për mbrojtje nga dielli. Ekspozimi shumë i madh në diell përbën rrezik shëndetësor. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos ekspozohen direkt në diell. Pas aplikimit duhet të pritet që lëkura ta përthithë plotësisht kremin para veshjes dhe të shmanget kontakti direkt me rrobat dhe sipërfaqet e forta ashtu që të parandalohet shfaqja e njollave.
KUJDES
Të shmanget kontakti me sytë.
PAKETIMI
150 ml
Reviews
There are no reviews yet.