Description
PËRSHKRIMI
Rekomandohet te problemi i lëkurës së thatë të kokës e cila ndonjëherë kruhet gjithashtu edhe si kujdes shtesë te dermatiti atopik. Formulimi i butë pa parfum nuk acaron dhe nuk e thanë lëkurën e kokës. I përshtatshëm për fëmijët nga mosha tri vjeçare.
Shampon për lëkurë të thatë të kokës dhe për flokë të thatë.
Me 5% ure, laktat dhe polidokanol.
Pa parfum.
E qetëson lëkurën e kokës dhe e qetëson kruarjen.
E pakëson humbjen e lagështisë.
Efektet:
• E përmirëson dukshëm gjendjen e lëkurës së kokës;
• Substancat e pranishme në mënyrë natyrale në lëkurë, urea dhe laktati, e parandalojnë humbjen e ujit;
• Polidokanoli e qetëson lëkurën e kokës dhe e qetëson kruarjen;
• Flokët bëhen të butë, të shëndoshë dhe të shkëlqyeshëm.
Me studime dermatologjike dhe klinike është dëshmuar efikasiteti dhe toleranca e mirë te personat me lëkurë të thatë, madje edhe te pacientët me dermatit atopik dhe psoriazë.
PËRDORIMI
Të fërkohet në flokë të lagët, të lihet të qëndrojë 1 minutë e pastaj të shpëlahet mirë. E përshtatshme për përdorim të përditshëm.
RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë deri 25°C.
PAKETIMI
250 ml
Reviews
There are no reviews yet.