Description
PËRSHKRIMI
Avene XeraCalm A.D kremi është një hidratues i pasur që ofron lehtësim të menjëhershëm nga kruajtja, skuqja dhe acarimi në lëkurën e prirur ndaj dermatitit atopik dhe ekzemës. Formuluar pa ndonjë aromë ose paraben, ky krem për rimbushjen e lipideve përmban Kompleksin I-Modulia® dhe Cer-Omega, dy aktiv të fuqishëm që qetësojnë lëkurën duke siguruar hidratim të jashtëzakonshëm. I përshtatshëm për foshnje, fëmijë dhe të rritur, ky krem hidraton zonat më të thata të trupit dhe siguron rehati për një kohë të gjatë, duke eleminuar ndjesitë e kruajtjes në vetëm 5 ditë.
Karakteristikat
• Formulimi: krem;
• Problemet e lëkurës: kruajtje, skuqje, acarim, dermatit atopik (ekzema);
• Koha e aplikimit: në mëngjes dhe / ose në mbrëmje;
• Lloji i lëkurës: lëkurë normale, të thatë, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme;
• Përfitimet kryesore: lehtëson kruajtjen dhe shqetësimin, siguron hidratim afatgjatë, rimbush lipidet e lëkurës, rikthen barrierën mbrojtëse të lëkurës, pH fiziologjike dhe formula hipoalergjike e bënë të tolerohet mirë nga lëkura e ndjeshme;
• Formuluar pa: aromë, paraben.
Përbërësit kryesorë
• Kompleksi I-Modulia®, një kompleks i fuqishëm që rrjedh nga Uji Termal Avene, qetëson kruajtjen dhe acarimin ndërsa ndihmon në mbështetjen e sistemit mbrojtës të lëkurës;
• Cer-Omega, e prejardhur nga aguliçja dhe e pasur me omega-6 dhe ceramide, siguron hidratim të jashtëzakonshëm dhe ndihmon në rivendosjen e barrierës epidermale të lëkurës.
PËRDORIMI
Vendosni Avene XeraCalm A.D kremin një ose dy herë në ditë në zonat e thara të fytyrës dhe / ose trupit.
PAKETIMI
200 ml
Reviews
There are no reviews yet.