Description
PËRSHKRIMI
Solucion steril izotonik i ujit të detit me ekstrakt të titruar Propolisi, për pastrimin, hidratimin, dekongjestionin e kaviteteve të hundës dhe kujdesin post-kirurgjikal të hundës. Heq mukusin e akumuluar, hidraton mukozën e hundës dhe e bën më të lehtë frymëmarrjen.
Propolisi promovon shëndetin e hundës për shkak të vetive të tij qetësuese, lehtësuese dhe antiseptike. Mund të përdoret gjithashtu për trajtimin parandalues të bllokimit të hundës të shkaktuar nga faktorë mjedisorë siç janë ndotësit, pluhuri dhe ajri i thatë nga nxehtësia ose kondicionimi i ajrit. Spreji i hundës Athomer Propolis është ujë deti nga Deti Egje. Uji nxirret nga rajoni detar i malit Athos në një distancë 5 milje nga bregu dhe nga një thellësi 10 metra. Nuk përmban asnjë konservantë, ngjyrues, aditivë kimikë ose gazra shtytës. Prodhohet nën teknologji inovative dhe procese të çertifikuara prodhuese. Nuk shkakton tharje, varësi ose ndryshim të mukozës së hundës.
PËRBËRËSIT
Solucion izotonik steril i ujit të detit me ekstrakt të titruar Propolisi, i pasur me minerale detare dhe elementë në gjurmë, si Magnezi, Kalciumi, Kaliumi, Natriumi etj.
PËRDORIMI
Vendosni gypin e sprejit në pjesën e sipërme të shishes dhe shtypni butësisht në mënyrë që të stabilizoni spërkatësin. Çdo spërkatje e hundës është e dozuar. Rekomandohen të paktën 4 spërkatje në secilën vrimë hunde deri në 4 herë në ditë. Përdorimi parandalues: 1 deri në 2 spërkatje në çdo vrimë hunde në ditë. Shkundni mirë para çdo përdorimi.
Për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 muajsh.
KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.
Pastroni gypin pas çdo përdormi.
Përdorimi i sprejit nga më shumë se një person mund të përhap infeksionin.
RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm për fëmijët!
Ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!
PAKETIMI
100 ml
Reviews
There are no reviews yet.