Description
PËRSHKRIMI
Solucion steril izotonik i ujit të detit për pastrimin, hidratimin dhe dekongjestionin e kaviteteve të
hundës. Heq mukusin e akumuluar, hidraton zgavrat e hundës dhe e bën më të lehtë frymëmarrjen.
Mund të përdoret gjithashtu për trajtimin parandalues të bllokimit të hundës të shkaktuar nga
faktorë mjedisorë siç janë ndotësit, pluhuri dhe ajri i thatë nga nxehtësia ose kondicionimi i ajrit.
Spreji për hundën Athomer Moisturising & Care është ujë deti nga Deti Egje. Uji nxirret nga rajoni
detar i malit Athos në një distancë 5 milje nga bregu dhe nga një thellësi 10 metra. Nuk përmban
asnjë konservantë, ngjyrues, aditivë kimikë ose gazra shtytës. Prodhohet me teknologji inovative
dhe procese të çertifikuara prodhuese. Nuk shkakton tharje, varësi ose ndryshime të mukozës së
hundës.
PËRBËRËSIT
Solucion izotonik steril i ujit të detit, i pasur me minerale detare dhe elemente në gjurmë, si Magnezi,
Kalciumi, Kaliumi, Natriumi etj.
PËRDORIMI
Vendosni gypin e sprejit në pjesën e sipërme të shishes dhe shtypni butësisht në mënyrë që të
stabilizoni spërkatësin. Çdo spërkatje e hundës është e dozuar. Gypi i sprejit rrotullohet 360o për aplikim më të lehtë .Rekomandohen të paktën 4 spërkatje në secilën vrimë hunde deri në 4 herë në ditë. Përdorimi parandalues: 1 deri në 2 spërkatje në çdo vrimë hunde në ditë. Shkundni mirë para çdo përdorimi.
Për fëmijët e të gjitha moshave.
KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.
Pastroni gypin pas çdo përdormi.
Përdorimi i sprejit nga më shumë se një person mund të përhap infeksionin.
RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm për fëmijët!
Ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!
PAKETIMI
100 ml
Reviews
There are no reviews yet.