Description
PËRSHKRIMI
Solucion steril izotonik i ujit të detit me vajra esencialë të Eukalipt dhe ekstraktit natyral të mentës,
për pastrimin dhe hidratimin e kaviteteve të hundës. Lehtëson bllokimin e hundës, ndërsa
parandalon infeksionet e frymëmarrjes dhe ndihmon në trajtimin e ftohjes.
Spreji i hundës Athomer Mint & Eucalyptus është ujë deti nga Deti Egje. Uji nxirret nga rajoni detar i
malit Athos në një distancë 5 milje nga bregu dhe nga një thellësi 10 metra. Nuk përmban asnjë
konservantë, ngjyrues, aditivë kimikë ose gazra shtytës. Prodhohet nën teknologji inovative dhe
procese të çertifikuara prodhuese. Nuk shkakton tharje, varësi ose ndryshime të mukozës së hundës.
PËRBËRËSIT
Solucion steril hipertonik i ujit të detit që përmban 2.5% klorur natriumi (NaCl), i pasur me minerale
detare dhe elemente në gjurmë, si: Magnez, Kalcium, Kalium, etj.
PËRDORIMI
Vendosni gypin e sprejit në pjesën e sipërme të shishes dhe shtypni butësisht në mënyrë që të
stabilizoni spërkatësin. Çdo spërkatje e hundës është e dozuar. Rekomandohen 1 deri në 3 spërkatje
në secilën vrimë hunde deri në 3 herë në ditë. Shkundni mirë para çdo përdorimi.
Për të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç.
KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.
Pastroni gypin pas çdo përdormi.
Përdorimi i sprejit nga më shumë se një person mund të përhap infeksionin.
RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm për fëmijët!
Ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!
PAKETIMI
35 ml
Reviews
There are no reviews yet.