Foliod

5.50

Foliod përdoret për parandalimin e mungesës së jodit dhe acidit folik te femrat që planifikojnë shtatëzani. Përdorimi i Foliod do të ndihmojë edhe në plotësimin e nevojave të rritura për jod dhe acid folik gjatë shtatëzanisë dhe laktacionit.

Description

PËRSHKRIMI
Kërkesat e acidit folik gjatë shtatzënisë rriten në 100%. Shkaqet e saj janë rritja e mitrës, rritja e vëllimit të gjakut, rritja dhe zhvillimi i placentës dhe fetusit. Plotësimi i kërkesave të rritura është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për shkak të lidhjes së provuar midis marrjes së folatit dhe shqetësimeve në tubin nervor fetal, për të gjitha gratë e afta për riprodhim rekomandohet marrja shtesë e 400 μg folat.
Jodi është thelbësor për funksionimin normal të gjëndrës tiroide, për sintezën e dy hormoneve tiroide T3 dhe T4. Gjatë shtatëzanisë aktiviteti i gjëndrës tiroide zgjerohet dy herë, gjë që rrit kërkesat ditore të jodit. Kërkesat optimale të jodit të kënaqshme gjatë shtatëzanësisë lejojnë zhvillimin normal të funksioneve njohëse dhe neurologjike në fetus.
Acidi folik (folat) ka rol të madh dhe ndihmon në:
• Proceset e ndarjes qelizore, dhe posaçërisht në diferencimin qelizor dhe rritjen e embrionit dhe fetusit
• Sintezë normale të aminoacideve
• Krijimin normal të qelizave të gjakut
• Funksioni normal psikologjik dhe funksionimi normal i sistemit imunitar
• Metabolizëm normal të homocisteines
• Reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes
• Kontribuon në rritjen e indeve të nëna gjatë kohës së shtatëzanisë.
Jodi ndihmon për:
• Funksionimin normal kognitiv dhe neurologjik
• Metabolizëm normal energjetik
• Ruajtje të vitalitetit të lëkurës
• Krijimin normal të hormoneve tiroide dhe funksionim normal të gjëndrës tiroide.

PËRBËRËSIT
Një kapsulë xhelatinoze përmban 100 mcg jod në formën e jodid kaliumi dhe 400 mcg acid folik.
Përbërësit tjerë: vaj luledielli, xhelatinë, glicerol, dyll blete të verdhë, ujë të pastër, soja lecitinë, ngjyrë dioksid titani E171 dhe ngjyrë turmerik E100.

PËRDORIMI
Gra që planifikojnë shtatëzani, gra shtatëzëna dhe gra në periudhë gjidhënie: nga një kapsulë të butë me xhelatinë në ditë, rekomandohet gjatë vaktit kryesorë. Kapsulën e butë me xhelatinë gëlltiteni me ujë.

KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Nëse keni ndjeshmëri të lartë (alergji) ndaj disa prej përbërësve të produktit.
Nëse merrni dozë më të madhe konsultoni mjekun ose farmacistin tuaj.

RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë të dhomës deri në 250 C.
Ruani në një vend të pa arritshëm nga fëmijët!

PAKETIMI
30 kapsula

Additional information

Sasia

30

Forma Farmaceutike

Kapsulë

Qëllimi

Shëndeti I grave

Brendi

Bionika Pharmaceutical

Vitamina & Suplemente

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Foliod”

Your email address will not be published. Required fields are marked *