Eucerin Sun Gel-Crème Oil Control Spf 30+

Spastroje

• Mbrojtje e lartë SPF 30 + UVA
• Teknologji spektrale e avancuar
• SUN xhel-krem me efekt matifikues
• Efekt afatgjatë i eliminimit të shkëlqimit të padëshirueshëm në fytyrë
• Efekt matifikues afatgjatë

Përshkrim

PËRSHKRIMI
Mbrojtje për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë ndaj akneve si dhe te dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi diellor.
Formulim jashtëzakonisht i lehtë, i payndyrshëm dhe i pa ngjitshëm.
Nuk është komedogjen dhe është bazë e shkëlqyeshme për makijazh.
Përthithet shpejtë.
Pa parfum.

Inovacioni Eucerin te mbrojtja nga dielli:
Rrezet UV janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të lëkurës i nxitur nga rrezatimi në diell. Përveç rrezeve UV, edhe drita e dukshme me energji të lartë çon në zhvillim të radikaleve të lira dhe ndikim shtesë të dëmshëm në lëkurë. Eucerin me TEKNOLOGJI SPEKTRALE TË AVANCUAR i kombinon filtrat UVA/B për mbrojtje shumë të lartë UV dhe Likokalkonin A i cili i neutralizon radikalet e lira të induktuara nga rrezet UV dhe ato të dukshme me energji të lartë.
Teknologjia e veçantë, e dedikuar për lëkurën e yndyrshme, krahas shtimit të L-karnitinës dhe mikrogrimcave absorbuese, ofron ndjenjë të menjëhershme të thatë në lëkurë dhe në mënyrë afatgjatë liron nga shkëlqimi i padëshirueshëm. Acidi gliciretinik i mbështetë mekanizmat ekzistues të ripërtëritjes së ADN-së në lëkurë.
PËRDORIMI
Të tundet mirë para përdorimit. Kremi të vendoset në sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell. Të vendoset përsëri rregullisht, posaçërisht pas notit, djersitjes dhe shpëlarjes. Zvogëlimi i sasisë së produktit dukshëm e zvogëlon nivelin e mbrojtjes. Të shmanget ekspozimi i madh në diell edhe gjatë përdorimit të produktit për mbrojtje nga dielli. Ekspozimi shumë i madh në diell përbën rrezik shëndetësor. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos ekspozohen direkt në diell.
Pas aplikimit duhet të pritet që lëkura ta përthithë plotësisht kremin para veshjes dhe të shmanget kontakti direkt me rrobat dhe sipërfaqet e forta ashtu që të parandalohet shfaqja e njollave.
KUJDES
Të shmanget kontakti me sytë.

PAKETIMI
50 ml

Informacion shtesë

Sasia

50ml

Forma Farmaceutike

Krem-Xhel

Faktori mbrojtës

30, 50

Mosha

Të rritur

Qëllimi

Mbrojtje nga dielli

Brendi

Eucerin

Kujdesi Personal

Kujdesi ndaj diellit

Lloji i lëkurës

Të yndyrshme

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Eucerin Sun Gel-Crème Oil Control Spf 30+”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *