Description
PËRSHKRIMI
Vaji i lirit përfitohet nga ekstraktimi i farave të bimës së lirit Linum usitatissimum L. Është i pasur me omega 3, 6 dhe 9, shumë të nevojshme për zemrën dhe për kontrollin e kolesterolit të lartë dhe sidomos për të ulur kolesterolin LDL, të keqin. Vaji i lirit përdoret gjerësisht edhe në kozmetikë, për flokë të shëndetshëm. Vaj i lirit mund të përdoret për t’u shërbyer mbi sallata dhe gjellë. Është shumë i çmuar si integrator natyror për të gjitha moshat. Rekomandohet të përdoret në gratë shtatëzëna sepse ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës. Në kozmetikë vaji i lirit përdoret si hidratues i lëkurës, kjo nga përqindja e lartë e acidit linoleik që është një rregullator i humbjes së ujit në lëkurë.
PËRDORIMI
Një deri në dy lugë gjelle në ditë për të rritur.
KUJDES
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit në paketim përpara përdorimit.
RUAJTJA
Të ruhet në vend të freskët dhe të mbrojtur nga nxehtësia dhe drita.
PAKETIMI
50 ml
Reviews
There are no reviews yet.