BEAUTY & SMILE TEETH WHITENING KIT

35.00

Clear

Aparat për zbardhimin e dhëmbëve.

Description

PËRSHKRIMI
Aparati i mençur i zbardhimit Beauty & Smile për përdorim oral ka adaptuar teknologjinë e veçantë të dritës së ftohtë, kombinuar me pjesën e aparatit dhe intensitet të lartë të dritës së ftohtë. Rrezet e kaltëra reagojnë me profesionalitet me xhelin e zbardhimit të dhëmbëve, e cila mundet me efektivitet të largojë njollat në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj.
Mirëmbajtja e butë është dizajnuar bazuar në parimet e inxhinierisë gojore të njeriut.
Do të ndjeheni më rehat gjatë procesit të zbardhjes së dhëmbëve. Kur kafshoni aparatin e gomës, ajo do të përshtatet plotësisht dhe do të mbulojë dhëmbët tuaj.

Përpara fillimit të trajtimit tuaj, është shumë me rëndësi të dini si përdoret dhe çfarë duhet të përgatitet. Ju lutem përmes këtyre instruksioneve vazhdoni me kujdes para fillimit të tretmanit tuaj.

PRODUKTI MBRENDA PËRMBAN:
1. APARATIN ME DRITËN LED
2. LAPSAT ME XHEL
3. GRAFIKUN E REZULTATEVE
3. MANUALIN E PËRDORIMIT

Aparatin e zbardhimit duhet ta lidhni me telefonin tuaj, që të aktivizohet aparati me dritën LED.
Aparati i zbardhimit funksionin me Android dhe iOS.

PËRBËRSIT
Propilen glikol, glicerinë, ujë, sodium bikarbonat, çamçakëz xanthan, lëng gjethe aloe barbadensis, karbomer, acid citrik, mentol, vaj lulesh anthemis nobilis, ekstrakt frutash punica granatum, klorit natriumi, ekstrakt rosmarinus officinalis.

PËRDORIMI
Shpërlajeni aparatin e zbardhimit dhe gojën me ujë para se të filloni përdorimin .
Merreni lapsin me xhel që është mbrenda paketimit, largoni kapakun e saj dhe rrotullojeni qe te del xheli në sipërfaqen e brushës .

Aplikoni xhelin mbi sipërfaqen e të gjithë dhëmbëve lartë dhe poshtë, por mos aplikoni shumë xhel për të përshpejtuar zbardhimin e dhëmbëve, 0.5ml-0.7ml është e mjaftueshme. Po ashtu shmangeni aplikimin e xhelit në aparatin e zbardhimit apo në mishin e dhëmbëve sepse do te krijoj ndjenjën e djegies. Kjo nuk është diçka që duhet alarmuar, nëse ju ndodh, vetëm shpërlajeni gojën me ujë.
Merrni frymë sa më shumë, që mos të krijoni pështymë në gojën tuaj, (Pështyma e tepërt largon përqendrimin e xhelit në zbardhim).

Futeni në gojë aparatin LED për zbardhim dhe shtypeni që të ndizet drita e LED.

Lëreni për 15 minuta në gojë aparatin (ngjyrën e kaltër të LED) dhe 10 minuta (ngjyrën e kaltër & ngjyrën e kuqe).

Aparati i zbardhimit LED, do të fiket automatikisht pas 15 minutave të përdorimit nën dritën e kaltër LED (10 minuta nën dritën e kaltër dhe të kuqe LED), nxirreni aparatin ngadalë nga goja.
Shpërlajeni gojën me ujë.

Pastrojeni aparatin e zbardhimit .

Në fund krahasoni dhëmbët tuaj me fletën e evidencës së zbardhimit përsëri dhe mbani shënime në të, që të dini sa nuanca të përmirësimit të ngjyrës së dhëmbëve keni.
Mos hani dhe pini asgjë, përveç ujit për 30 minuta, pasi që keni përfunduar trajtimin.

GAMA E APLIKIMIT
Aparati heq njollat nga: Kafja, duhani, ngjyrat e ushqimeve, plakja dhe faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë njolla në dhëmbët tuaj.

KUJDES
Mos e përdorni produktin nëse jeni nën 18 vjeç. Mos e përdorni nëse keni dhëmbë shumë të ndjeshëm. Produkti dhe xheli duhet përdorur vetëm për zbardhimin e dhëmbëve tuaj. Mos e përdorni nëse dhëmbët tuaj janë të prishur apo janë të lirshëm. Aparatet e zbardhimit, nuk zbardhojnë dhëmbë të prishur, ura të porcelanit, zirkonit, Emax apo Veeners. Mos e përdorni nëse jeni shtatzënë apo gjidhënëse. Mos e përdorni nëse jeni alergjik në përbërësit që janë cekur më lartë.

Mbajeni larg nga fëmijët, nuk duhet gëlltitur.

Shmangeni aplikimin direkt ne mukozën tuaj të gojës apo mishin e dhëmbëve, fshijeni tepricën.
Nëse xheli preket në fytyrën tuaj apo në rroba, ju duhet ta pastroni atë pa u vonuar.
Mbylleni me kapak xhelin pas përdorimit.
Mbajeni aparatin dhe produktin larg fëmijëve tuaj.

RUAJTJA
Shmangeni produktin dhe xhelin nga dielli dhe mbani në vend të thatë. Xhelat mund të mbahen në frigorifer.

Additional information

Brendi

Beauty & Smile

Kujdesi Personal

Kujdesi per dhembet

Ngjyra

E bardhë, E zezë

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “BEAUTY & SMILE TEETH WHITENING KIT”

Your email address will not be published. Required fields are marked *