Description
PËRSHKRIMI
Përfitimet:
• Mbrojtje shumë e lartë SPF 50+ + UVA;
• Teknologji spektrale e avancuar;
• E mbron dhe e qetëson lëkuren e ndjeshme të fëmijëve;
• Pa parfum, jashtëzakonisht rezistent ndaj ujit;
• Mbron nga djegiet dhe e zvogëlon rrezikun e dëmtimit afatgjatë i shkaktuar nga veprimi i rrezeve të diellit;
• Pa njolla pas larjes: intensiteti i njollave në rroba të shkaktuara nga mbetjet e produktit për mbrojtje nga dielli, bie pas larjes.
Inovacioni Eucerin te mbrojtja nga dielli:
Rrezet UV janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të lëkurës i nxitur nga rrezatimi në diell. Përveç rrezeve UV, edhe drita e dukshme me energji të lartë çon në zhvillim të radikaleve të lira dhe ndikim shtesë të dëmshëm në lëkurë. Eucerin me TEKNOLOGJI SPEKTRALE TË AVANCUAR i kombinon filtrat UVA/B për mbrojtje shumë të lartë UV dhe Likokalkonin A i cili i neutralizon radikalet e lira të induktuara nga rrezet UV dhe ato të dukshme me energji të lartë.
Acidi gliceritinik i mbështet mekanizmat ekzistues të ripërtëritjes së ADN-së në lëkurë.
Me studime klinike dhe dermatologjike është dëshmuar toleranca shumë e mirë te lëkura e ndjeshme e fëmijëve.
I përshtatshëm për foshnjat pas muajit të 3-të të jetës.
PËRDORIMI
Kremi të vendoset në sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell. Të vendoset përsëri rregullisht, posaçërisht pas notit, djersitjes dhe shpëlarjes. Zvogëlimi i sasisë së produktit dukshëm e zvogëlon nivelin e mbrojtjes. Të shmanget ekspozimi i madh në diell edhe gjatë përdorimit të produktit për mbrojtje nga dielli. Ekspozimi shumë i madh në diell përbën rrezik shëndetësor. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos ekspozohen direkt në diell.
Pas aplikimit duhet të pritet që lëkura ta përthithë plotësisht kremin para veshjes dhe të shmanget kontakti direkt me rrobat dhe sipërfaqet e forta ashtu që të parandalohet shfaqja e njollave.
PAKETIMI
150 ml
Reviews
There are no reviews yet.