Description
PËRSHKRIMI
Magnezi është mineral themelor për organizmin:
• Nxit funksionimin e sistemit nervor dhe të muskujve pasi normalizon ritmin e pulsit dhe favorizon transmetimin e rregullt të impulseve nervore me balancimin pasues të funksioneve nervore;
• Kontribuon në mbajtjen e ujit dhe të balancit acid-bazë në trup;
• Luan rol themelor në metabolizmin e energjisë;
• Është i përfshirë në procesin e zhvillimit të eshtrave;
• Mund të zvogëlojë dhimbjen e ndërlidhur me sindromën para-menstruale.
PËRBËRËSIT
Një qese pluhur përmban: 375 mg magnezium, 1.4 mg vitaminë B6 dhe 1.1 mg vitaminë B1.
PËRDORIMI
Doza e rekomanduar është një ose dy qese në ditë, larg nga ushqimet. Tretni përmbajtjen e qeses drejtpërsëdrejti në gojë ose në gotë me ujë.
Kundër indikacionet
Nuk ka efekte anësore të njohura që ndërlidhen me përdorimin e këtij produkti. Shmangni përdorimin e tij në rast të mbindjeshmërisë së njohur në një apo më shumë përbërës.
KUJDES
Mbani larg fëmijëve nën moshën 3 vjeçare. Mos tejkaloni dozat e rekomanduara. Shtesat nuk kanë qëllim zëvendësimin e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar dhe jetesës së shëndetshme.
RUAJTJA
Të ruhet në një vend të ftohtë dhe të thatë, në temperaturë jo më të lartë se 25°C. Afati i skadencës në paketim.
PAKETIMI
20 qese pluhur
Reviews
There are no reviews yet.