Description
PËRFITIMET
Suplementet e Ginkgo Bilobës përdoren për përmirësimin e disa problemeve shëndetësore, ku fokusi më i madh është në funksionin e trurit, qarkullim të gjakut, dhe përmirësime në të pamurit. Ginko përmban nivele të larta të antioksidantëve si fllavonoidet dhe terpenoidet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen ndaj radikaleve të lira të cilat dëmtojnë qelizën dhe mbrojnë organizmin ndaj kancerit.
Disa nga efektet pozitive të përdorimit të Ginkgo Bilobës:
– Me përdorimin e Ginkgo Bilobës përmirësohet aftësia e të menduarit, memoria dhe aftësia për përformimin e punëve të përditshme;
– Ankth;
– Glaukomë – Ginkgo Biloba ndikon në përmirësimin e degjenerimit makular që shfaqet me kalimin e moshës;
– Rritje e sistemit imun -Ginkgo Biloba përdoret për zvogëlim të inflamacionit te sëmundjet si: artriti, sëmundja e irritimit të zorrëve, kancer, infarkt dhe sëmundje kardiovaskulare;
– Përmirësim i qarkullimit të gjakut dhe zemrës – Ginkgo Biloba ka aftësi për rritjen e qarkullimit të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit;
– Trajtimin e depresionit;
– Trajtimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës.
PËRBËRËSIT
Përbërësit kryesorë: vetëm 1 ml nga ekstrakti i gjethes Ginkgo Biloba 1: 4 është i barabartë me 250 mg gjethe të pastër të Ginkgos.
Përbërës të tjerë: glicerinë bimore, ujë i pastruar.
PËRDORIMI
Merrni përafërsisht 28 pika, dy herë në ditë në një gotë me ujë. Tundeni mirë përpara përdorimit.
KUJDES
Të ruhet larg nga fëmijët! Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos e merrni këtë produkt nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse. Konsultohuni me profesionist shëndetësor para përdorimit nëse jeni duke marrë një ilaç për hollimin e gjakut.
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit në paketim përpara përdorimit.
RUAJTJA
Të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.
PAKETIMI
30 ml
Ky informacion nuk ka për qëllim të jetë një zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale, diagnozës ose trajtimit. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose profesionistëve të tjerë të kualifikuar shëndetësorë në lidhje me çdo gjendje mjekësore.
Reviews
There are no reviews yet.