Përshkrim
PËRSHKRIMI
Resveratroli është molekulë e vogël që klasifikohet si stilbene. Është një polifenol natyral që zakonisht gjendet në kikirikë dhe verë të kuqe, si dhe në disa bimë, përfshirë barishte Polygonum cuspidatum. Resveratroli jonë rrjedh nga barishtja kineze Polygonum cuspidatum. Polifenolët si resveratroli kanë veti të fuqishme antioksiduese që ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lira dëmtues të qelizave në trup që kontribuojnë në stresin oksidativ e që mund të shkaktojë plakjen e parakohshme të qelizave. Resveratroli gjithashtu mbështet shëndetin kardiovaskular.
PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban 100mg Resveratrol ( Polygonum capsidatum root extract).
Përbërësit tjerë: miell orizi, xhelatinë, palmitat kalciumi, silicë.
PËRDORIMI
Si një shtesë dietike, merrni një kapsulë në ditë me ujë, ose sipas rekomandimit të mjekut.
KUJDES
Vetëm për të rriturit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Konsultohuni me një mjek të licencuar të kujdesit shëndetësor para se të përdorni këtë produkt, veçanërisht nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse apo merrni ndonjë ilaç ose planifikoni ndonjë procedurë mjekësore.
RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm për fëmijët!
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.
Ruhet në paketim origjinal, në vend të errët, të thatë dhe të freskët.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.