Përshkrim
PËRFITIMET
Acidet yndyrore Omega-3 konsiderohen lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin. Janë jetike për një numër funksionesh të rëndësishme të trupit, duke përfshirë koagulimin e gjakut, aktivitetin e muskujve, tretjen, fertilitetin, si dhe ndarjen dhe rritjen e qelizave. Për shkak të rolit të tyre themelor në funksionimin e mirë të trupit të njeriut, omega-3 besohet të ketë një shumëllojshmëri të përfitimeve shëndetësore, veçanërisht në lidhje me sëmundjet e zemrës, hipertensionin dhe kolesterolin e lartë në gjak. Megjithatë, trupi nuk mund të prodhojë vetë acide yndyrore omega-3 prandaj, ato duhet të merren nga burimet ushqimore ose në formë të suplementeve. Burimet kryesore të acideve yndyrore omega-3 janë peshqit. Dy lloje të acideve yndyrore omega-3 gjenden në peshk : acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA). Për më tepër, disa bimë gjithashtu përmbajnë acide yndyrore omega-3 në formën e acidit alfa-linolenik (ALA). EPA dhe DHA janë hulumtuar gjerësisht për rolin e tyre në uljen e niveleve të triglicerideve dhe shtypjes së lartë të gjakut, përmirësimin e disponimit dhe shëndetit mendor, si dhe ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe inflamacionit.
PËRBËRËSIT: Vaj peshku, mbështjellësi i kapsulës: xhelatinë, mbështetës i lagështisë: glicerinë, ujë, tokoferole të përziera.
Përmbajtja 1 kapsulë 2 kapsula
Vaj peshku, përfshirë, Omega 3 * total 1000 mg 350 mg 2000 mg 700 mg
– EPA -DHA
180 mg 120 mg 360 mg 240 mg
Vitaminë E 1 mg (8.3% VRU**) 2 mg (16.6% VRU**)
* Sasia e Omega-3 jo më pak se 30% (18% acid eikosapentaenoik (EPA) dhe 12% acid doksoheksaenoik (DHA))
** Vlera referente ushqyese
PËRDORIMI
Të rriturit 1-2 kapsula në ditë, gratë gjatë shtatzënisë dhe në periudhën e të ushqyerit me gji 1-2 kapsula në ditë.
KUJDES
Të ruhet larg nga fëmijët!
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Mos përdorni shtesën ushqimore si zëvendësim për dietën e shëndetshme dhe të balancuar!
RUAJTJA
Tё ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.