Nova1947 Microclismi

Spastroje

2.40

Mikroklizmat e bazuara në glicerinë, kamomil dhe mëllagë, shërbejnë për të lëvizur dhe lubrifikuar masën fekale dhe për të lehtësuar largimin e saj.

Përshkrim

PËRSHKRIMI
Mikroklizmat e bazuara në glicerinë, kamomil dhe mëllagë, shërbejnë për të lëvizur dhe lubrifikuar masën fekale dhe për të lehtësuar largimin e saj.

PËRBËRËSIT
Një mikroklizmë përmban: 2.25 g glicerol.
Përbërësit tjerë: 0.02 g niseshte e patates së paragjelatinizuar, 0.10 g ekstrakt i lëngshëm i Kamomilit, 0.10 g ekstrakt i lëngshëm i Mëllages, ujë i filtruar.

Kundërindikimet
Mikroklizmat nuk duhet të përdoret në rast të dhimbjes akute të barkut ose asaj me origjinë të panjohur.

Efektet anësore
Te pacientët veçanërisht të ndjeshëm ose ata me një mukozë të inflamuar më parë, mund të ndodhë acarim i mukozës së rektumit.

PËRDORIMI
Nevojitet një mikroklizmë me një dozë të vetme, për një administrim maksimal prej 1 ose 2 në ditë.

Udhëzimi i përdorimit
Përdorimi rektal
Çdo mikroklizmë me dozë të vetme të kamomilit, glicerinës dhe mëllages është e mbyllur individualisht derisa të jetë gati për t’u përdorur, kjo siguron higjienën dhe lehtësinë e përdorimit. Largojeni kapakun e mikroklizmës me dozë të vetme. Mund të jetë e dobishme të lubrifikoni aplikuesin me një pikë të vetë tretësirës, përpara se ta aplikoni atë në rektum dhe të shtrydhni mikroklizmën. Të gjitha mbetjet e produktit duhet të eliminohen.

KUJDES
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë produkt gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Mos e përdorni produktin nëse paketimi është i dëmtuar ose pas datës së skadimit të shënuar në paketim.

RUAJTJA
Mikroklizmat duhet të ruhen në një vend të thatë larg burimeve të nxehtësisë.

PAKETIMI
6 mikroklizma

Informacion shtesë

Sasia

6

Forma Farmaceutike

Mikroklizma

Doza

3g, 9g

Mosha

Fëmijë, Të rritur

Qëllimi

Shëndeti tretës

Brendi

Nova Argentina

Barna

Laksativët & Fibrat

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Nova1947 Microclismi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *