Përshkrim
PËRSHKRIMI
Veprimi i sprejit HALLSEPT për gojën dhe fytin është për shkak të karakteristikave të përbërësve aktivë të përdorur në përbërjen e tij. Kombinimi i përbërësve aktivë që përmbajnë flavonoide, tanine, terpene dhe përbërjet e tjera aromatike, kontribuon në veprimin anti-inflamator, antiseptik dhe analgjetik.
• Vaji i mentes dhe levomentoli, të aplikuara lokalisht në zgavrën e gojës kanë veprim anti-inflamator, efekt lokal pak ftohës dhe zvogëlues i dhimbjes.
• Timoli, për shkak të strukturës së tij fenolike tregon veti antibakteriale dhe antifungale.
• Vaji i eukaliptit tregon veprimtari antibakteriale dhe antifungale dhe veprim anti-inflamator.
• Vaji i sherebelës Clary posedon veti astringjente dhe antiseptike, duke e bërë të përshtatshëm sprejin për trajtimin e plagëve të vogla dhe ulçerave (afte) në zgavrën e gojës, proceset inflamatore dhe traumatike të indeve të buta, trajtimin e gingivitit dhe pas ndërhyrjeve dentare si trajtimi i xhepave periodontal, trajtimi i indeve të buta, pastrimi i dhëmbëve dhe ndërhyrjet kirurgjikale orale.
• Vaji i sythave të karafilit përmban një sasi të madhe eugenol, i cili vepron si anti-inflamator dhe si analgjetik lokal.
PËRBËRËSIT
30 ml solucion përmbajnë:
Levomentol 0,013 g
Timol 0,016 g
Vaj eukalipti 0,130 g
Vaj i sherbelës Clary 0,260 g
Vaj i sythave të karafilit 0,390 g
Vaj mente 0,518 g
Përbërësit tjerë: vaj ricini polioksil 40 i dirogjenizuar, glicerol, saharin dihidrat sodium, eosin dhe uje i pastruar.
PËRDORIMI
Dhimbje fyti dhe vështirësi në gëlltitje:
Reagoni menjëherë në shenjat e para të shqetësimit në fytin tuaj.
Dy deri në tre spërkatje në pjesën e pasme të fytit çdo 3-4 orë ose sipas nevojës për të shkatërruar shpejt mikroorganizmat dhe për të parandaluar infeksionin.
Proceset inflamatore në zgavrën e gojës:
Procese të pakëndshme siç janë gjakderdhja ose ndjeshmëria e mishit të dhëmbëve, pezmatimi i mishit të dhëmbëve (gingiviti) dhe pezmatimi i ligamentit periodontal (periodontiti), afte, ndryshime të ndryshme në gjuhë dhe faqe për arsye të ndryshme dhe të tjera.
Dy deri në tre spërkatje 3-4 herë në ditë, gjysmë ore pas vaktit. Spërkatni zonën e prekur në zgavrën e gojës, prisni 15 sekonda, pastaj gëlltisni solucionin.
Aroma e pakëndshme
Bakteret që mbahen në rrënjën e gjuhës prodhojnë një erë të pakëndshme të quajtur halitosis ose erë të keqe të gojës.
Pasi të keni larë dhëmbët, pastroni me kujdes rrënjën e gjuhës për të hequr bakteret. Pastaj spërkatni dy deri tre herë me Hallsept gojën dhe fytin, prisni 15 sekonda dhe gëlltisni solucionin. Përsëriteni këtë pas çdo vakti.
KUJDES
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Nëse keni ndjeshmëri të lartë (alergji) ndaj disa prej përbërësve të produktit.
Nuk rekomandohet për përdorim tek fëmijët më të vegjël se 4 vjeç.
RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë të dhomës deri në 250 C.
Ruani në një vend të pa arritshëm nga fëmijët!
PAKETIMI
30 ml
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.