Eucerin Sun Crème Teinted Photoaging Control Spf 50+ Medium

Spastroje

• Mbrojtje shumë e lartë nga dielli SPF 50+ + UVA
• Sun CC krem i tonuar me nuancë të errët
• Me acid hialuronik
• Ndihmon në parandalimin e plakjes së shkaktuar nga rrezatimi diellor
• Dukshëm i pakëson shenjat e plakjes
• Lëkurës i jep ten natyralisht të njëtrajtshëm

Përshkrim

“PËRSHKRIMI
E mbron lëkurën nga dëmtimi i induktuar nga rrezatimi diellor
Ndihmon në parandalimin e fotoplakjes
Aty për aty e bën tenin të njëtrajtshëm dhe dukshëm i redukton shenjat e plakjes siç janë linjat e holla dhe hiperpigmentimi
Dukshëm e përmirëson gjendjen e lëkurës
Me teksturë këndshëm të lehtë, formulim jo i yndyrshëm dhe jo i ngjitshëm
Finish mat afatgjatë
Nuk është komedogjen
I testuar në kushte klimatike të lagështa
Pa parfum

Inovacioni Eucerin në mbrojtjen nga diellli:
Eucerin me TEKNOLOGJI SPEKTRALE TË AVANCUAR i kombinon filtrat UVA/B për mbrojtje shumë të lartë UV dhe Likokalkonin A i cili i neutralizon radikalet e lira të shkaktuara nga rrezet UV dhe ato të dukshme me energji të lartë
Formulimi me acid hialuronik dhe pigmente minerale, aty për aty e bën tenin të njëtrajtshëm dhe dukshëm i pakëson shenjat e plakjes.

Me studime klinike dhe dermatologjike është dëshmuar toleranca shumë e mirë te lëkura e ndjeshme.

PËRDORIMI
Të tundet mirë para përdorimit. Kremi të vendoset në sasi të mjaftueshme para ekspozimit në diell. Të vendoset përsëri rregullisht, posaçërisht pas notit, djersitjes dhe shpëlarjes. Zvogëlimi i sasisë së produktit dukshëm e zvogëlon nivelin e mbrojtjes. Të shmanget ekspozimi i madh në diell edhe gjatë përdorimit të produktit për mbrojtje nga dielli. Ekspozimi shumë i madh në diell përbën rrezik shëndetësor. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël të mos ekspozohen direkt në diell. Pas aplikimit duhet të pritet që lëkura ta përthithë plotësisht kremin para veshjes dhe të shmanget kontakti direkt me rrobat dhe sipërfaqet e forta ashtu që të parandalohet shfaqja e njollave.

KUJDES
Të shmanget kontakti me sytë.

PAKETIMI
50 ml

Informacion shtesë

Sasia

50ml

Forma Farmaceutike

Krem

Faktori mbrojtës

50

Mosha

Të rritur

Nuanca

E hapur, E mbyllur

Qëllimi

Mbrojtje nga dielli

Brendi

Eucerin

Kujdesi Personal

Kujdesi ndaj diellit

Lloji i lëkurës

Të gjitha tipet e lëkurës

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Eucerin Sun Crème Teinted Photoaging Control Spf 50+ Medium”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *