Eucerin Aquaphor 220ml

Spastroje

• Yndyrë për trup në formë spreji
• Përshpejton rigjenerimin e lëkurës
• Aplikim i lehtë
• Për lëkurë të thatë dhe të irrituar

Përshkrim

PËRSHKRIMI
Lëkura ndonjëherë mund të bëhet e thatë dhe e irrituar. Prandaj, ajo ka nevojë për kujdes urgjent për të përshpejtuar rigjenerimin e lëkurës dhe për të mbrojtur zonat e synuara.

Aquaphor sprej
Formulim që është dëshmuar klinikisht që qetëson dhe rigjeneron lëkurën shumë të thatë, të çarë ose të irrituar duke formuar një barrierë mbrojtëse ideale e cila mundëson rigjenerimin e papenguar të lëkurës.

Rezultati:
Lëkura është dukshëm e rigjeneruar, mbrojtur dhe e përtëritur.
Pa parfum dhe konservans.

Hulumtimet klinike dhe dermatologjike dëshmojnë efikasitet dhe tolerancë shumë të mirë edhe te lëkura shumë e thatë dhe e irrituar. Nuk është komedogjene.

PËRDORIMI
Përdorni sa herë që është e nevojshme në regjionet e prekura. Tundeni mirë para përdorimit. Mbajeni 15 cm larg nga lëkura dhe spërkateni në mënyrë të barabartë. Nëse është e nevojshme, fërkojeni butësisht në lëkurë. Fshijeni hundën pas përdorimit. Mos e përdorni në plagë të hapura, me lagështirë dhe gjakderdhje. Mos spërkatni direkt në fytyrë ose afër. Shmangni spërkatjen e zgjatur dhe thithjen e drejtpërdrejtë.
Është e lehtë të aplikohet edhe në pozicionin e përmbysur të shishes. Ideale për regjione të mëdha: këmbë të thata dhe këmbë të ashpra, shpinë, bust dhe duar.

KUJDES
Paketimi është nën presion – mund të shpërthejë për shkak të ekspozimit ndaj temperaturave të larta. Mbani larg nxehtësisë, flakëve, shkëndijave dhe burimeve të tjera të ndezshme. Ndalohet pirja e duhanit. Mos e shponi apo djegni edhe pas përdorimit. Ricikloni vetëm shishen bosh. Përdoreni vetëm për qëllimin e synuar. Mos spërkatni sytë. Përdorni vetëm në dhomë të ajrosur mirë. Mbajeni larg fëmijëve.

RUAJTJA
Mbrojeni nga rrezet e diellit dhe temperaturat mbi 50° C.

PAKETIMI
250 ml

Informacion shtesë

Sasia

220ml, 250ml, 45ml

Forma Farmaceutike

Sprej, Yndyrë

Qëllimi

Për lëkurë

Brendi

Eucerin

Kujdesi Personal

Kujdesi për lëkurën

Lloji i lëkurës

Të thate

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Eucerin Aquaphor 220ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *