Cod Liver Oil & Vitamin AD

5.90

Cod liver Oil është ekstrakt i cili nxirret nga mëlçia e merlucit. Është burim i pasur i vitaminave esenciale A dhe D, si dhe omega 3 (EPA dhe DHA). 

Description

PËRSHKRIMI
Cod liver Oil është ekstrakt i cili nxirret nga mëlçia e merlucit. Është burim i pasur i vitaminave esenciale A dhe D, si dhe omega 3 (EPA dhe DHA). Ndihmon te rastet me artrit reumatik. Studimet tregojnë se 1 gram cod liver oil në ditë në periudhë prej 3 muaj zvogëlon dhimbjen e nyjeve, ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ndihmon funksionet kognitive, të pamurit, parandalon degjenerimin makular, është vaj i shëndetshëm esencial për çdo qelizë. Ky vaj bën lëkurën të shkëlqej, rritë absorbimin e vitaminave dhe mineraleve në organizëm, forcon sistemin imunitar.

PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban: kalori 5, yndyra totale 0.5 g, vitaminë A ( nga vaji i mëlçisë së merlucit) 750 mcg (RAE), vitaminë D ( nga vaji i mëlçisë së merlucit) 6.8 mcg, vaj i mëlçisë së merlucit Islandez 700mg, totali i acideve yndyrore Omega – 3 700mg, EPA ( acidi eikosapentaenoik ) si trigliceride ( TG) 45mg, DHA ( acidi dokosaheksaeonik) si trigliceride ( TG) 65mg.
Përbërësit tjerë: xhelatinë, glicerinë, ujë të pastruar.

PËRDORIMI
Si një shtesë dietike, merrni një kapsulë një deri në tre herë në ditë me ushqim dhe ujë. Gratë që janë shtatzënë ose janë duke planifikuar shtatzëni nuk duhet të kalojnë dozën e rekomanduar.

KUJDES
Vetëm për të rriturit. Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këtë ose ndonjë produkt nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse, nëse merrni ilaçe ose keni një gjendje mjekësore.
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit në paketim përpara përdorimit.

RUAJTJA
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.

PAKETIMI
30 kapsula xhelatinoze

Ky informacion nuk ka për qëllim të jetë një zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale, diagnozës ose trajtimit. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose profesionistëve të tjerë të kualifikuar shëndetësorë në lidhje me çdo gjendje mjekësore.

Additional information

Sasia

250

Froma Farmaceutike

Kapsulë xhelatinoze, Sirup

Qëllimi

Zemra dhe kolesteroli

Brendi

Swanson

Vitamina & Suplemente

Vaj Peshku

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Cod Liver Oil & Vitamin AD”

Your email address will not be published. Required fields are marked *