Chromium Picolinate

5.80

Kromi stimulon metabolizmin e sheqerit, forcon efektin e insulinës dhe stabilizon ekuilibrin e energjisë të nivelit të sheqerit në gjak dhe rregullon në mënyrë kontinuele nivelin e sheqerit në gjak. Kromi është jashtzakonisht i dobishëm për zhvillimin e muskujve tek sportistët e posaqërisht tek personat që merren me body building për shkak të aftësisë së tij për eliminimin e proteinave.

Description

PËRSHKRIMI
Kromi është mineral esencial i cili luan rrol kyç në shumë procese metabolike përfshirë metabolizmin e lipideve dhe karbohidrateve. Gjithashtu shpejton sintezën e proteinave në organizëm. Mungesa e Kromit mund të çojë deri te çrregullimi i metabolizmit të karbohidrateve, rritjen e kolesterolit, triglicerideve në gjak dhe kështu të çojë deri te sëmundjet koronare, e ndërsa te sportistat mund të çoje në zvogëlimin e kondicionit dhe zvogëlimin e muskujve.
Kromi stimulon metabolizmin e sheqerit, forcon efektin e insulinës dhe stabilizon ekuilibrin e energjisë të nivelit të sheqerit në gjak dhe rregullon në mënyrë kontinuele nivelin e sheqerit në gjak. Kromi është jashtzakonisht i dobishëm për zhvillimin e muskujve tek sportistët e posaqërisht tek personat që merren me body building për shkak të aftësisë së tij për eliminimin e proteinave.

Efekti terapeutik:
– Kromi stabilizon nivelin e insulinës dhe sheqerit në gjak;
– Së bashku me insulinën rregullon shfrytëzimin e sheqerit në organizëm dhe është i nevojshëm; për metabolizmin e yndyrave që e bënë atë preparat ideal për dobësim pa pasoja të dëmshme;
– Është i dobishëm për zhvillim e muskujve.

PËRBËRËSIT
1 kapsulë përmban 200 mcg krom ( nga Chromium picolinate) .
Përbërës të tjerë: miell orizi, xhelatinë.

PËRDORIMI
Si një shtesë dietike, merrni një kapsulë në ditë me ushqim dhe ujë.

KUJDES
Meqenëse kromi mund të rrisë ndjeshmërinë e insulinës dhe të ndikojë në nivelet e glukozës, diabetikët dhe hipoglikemikët duhet të këshillohen me ofruesin e kujdesit shëndetësor para se të përdorin këtë produkt.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore!
Konsultohuni me një mjek të licencuar të kujdesit shëndetësor para se të përdorni këtë produkt, veçanërisht nëse jeni shtatzënë ose jeni gjidhënëse apo merrni ndonjë ilaç ose planifikoni ndonjë procedurë mjekësore.
Ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni me mjekun tuaj nëse ndodh ndonjë reaksion negativ.
Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit në paketim përpara përdorimit.

RUAJTJA
Ruani në një vend të pa arritshëm nga fëmijët!
Ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë, në temperaturë dhome!
Mos e përdorni nëse kapaku mungon ose është dëmtuar.

PAKETIMI
100 kapsula

Ky informacion nuk ka për qëllim të jetë një zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale, diagnozës ose trajtimit. Gjithmonë kërkoni këshillën e mjekut tuaj ose profesionistëve të tjerë të kualifikuar shëndetësorë në lidhje me çdo gjendje mjekësore.

Additional information

Sasia

100

Froma Farmaceutike

Kapsulë

Qëllimi

Kontrolli i sheqerit

Brendi

Swanson

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Chromium Picolinate”

Your email address will not be published. Required fields are marked *